Publikohen pamjet e para të Ergys Agasit pas arrestimit, teksa shfaqet me pranga në duar brenda furgonit të Policisë.
Në foto, Agasi shihet gjatë transportimit drejt Policisë së Tiranës, pas arrestimit në zonën e Plepave në Durrës.
Sipas raportimeve, ai është shfaqur i tensionuar pas arrestimit dhe mësohet se ka pasur edhe debat me efektivët e policisë.
Agasi u kap në një automjet nën shoqërinë e Uljan Shpatarakut, ish-zyrtar policie. Dyshohet se ata kishin qenë më herët në Elbasan dhe më pas kishin udhëtuar drejt Durrësit, ku u lokalizuan dhe u arrestuan.
Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t.
Pas arrestimit, ai është dërguar drejt Tiranës, ndërsa pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe gjyqësore.







