Ballina Politika Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë...

Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve! Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit…

42
0

Lefter Maliqi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebokk lidhur me gjyqin që pritet të mbahet më datën 27 në KQZ. Ai thekson se KAS do të marrë edhe vendimin përfundimtar për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës. Ai thekson se Kreshnik Hajdari po mbyll mandatin në shkelje flagrante të ligjit.

Reagimi i plotë:

Gjyq publik! Njoftim! Nesër, më 27, ora 11:00, në KQZ, KAS do të marrë vendimin përfundimtar për çështjen e të dënuarit, të paaftit dhe abuzuesit Hajdari, në krye të Bashkisë së grabitur të Kuçovës.

Megjithëse disa vendime KAS-i i ka marrë të drejta, nuk duhet ta paragjykoj vendimin. Por jam i bindur se do të japin një vendim në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, ku Hajdari po mbyll mandatin në shkelje flagrante të ligjit. Rasti i tij është i njëjtë me atë të Kajmakut të Bashkisë Vorë, ku mandati i tij si kryetar bashkie u shpall i pavlefshëm.

U bënë pothuajse 4 vjet me ankime, kallëzime, padi kudo: në KQZ, KAS, Kolegjin Zgjedhor, SPAK, GJKKO, Gjykatën Administrative, Gjykatën e Beratit, Gjykatën e Lartë, me disa rikthime: 5 herë në KAS, 4 herë në KQZ, 3 herë në Kolegjin Zgjedhor etj.

Dhe Hajdari, me mbështetje politike, oligarkike, lobime, me taksat e qytetarëve, me ish-Prokurorin e Përgjithshëm si mbrojtës etj., vazhdon detyrën; mbrohet për tenderat korruptivë, për interesat klienteliste të Rilindjes dhe firmave të ndërtimit.

Pavarësisht vendimit të nesërm në KAS, ju siguroj se betejën ligjore, morale dhe politike do ta vazhdoj deri në fund.

Bashkinë e grabitur të Kuçovës do ta fitojmë, do t’ua kthejmë qytetarëve dhe do ta kthejmë në një kantier ndërtimi, shembull në vend.

Hajdari, si të bjerë nga detyra, do të përgjigjet dhe, sa të bjerë, të gjithë do ta shohin dhe do të dalin në pah abuzimet dhe zhvatjet. Leku i popullit, herët apo vonë, të del nga hundët!

Karrigia e dhuruar dhe e grabitur nuk gëzohet; pasojat e rënda vijnë pas!