Policia e Durresit ka publikuar momentet e arrestimit te Ergys Agasit, ne vendin e quajtur Plepa. Video ka ardhur disa minuta me vone se komunikata zyrtare dhe kjo ndoshta per shkak te dinamikes se gjere te zhvillit te operacionit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.
Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.
Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.







