Ballina Politika Socialistët japin sot llogari para Ramës, takimi do mbahet në ambiente të...

Socialistët japin sot llogari para Ramës, takimi do mbahet në ambiente të jashtme në Pogradec

53
0

Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Rama mbledh sot të vetët në një takim që pritet të zgjasë dy ditë, sot e nesër, në Pogradec. Me rastin e nisjes së një sezoni të ri politik raportohet se mbledhja e socialistëve që do të zhvillohet do të jetë një llogaridhënie për punët e bëra nga ana e ministrive respektive, ndërsa pritet të diskutohet dhe dokumenti strategjik “Besa”.

Dita e sotme, e cila përkon me ditën e parë të takimit të socialistëve do të jetë e fokusuar te politika, ndërsa e nesërmja do shërbejë si llogaridhënie të ministrave. Sakaq gazetari Altin Halili raporton se mbledhja do të mbahet në ambientet e jashtme të godinës, pasi godinat s’janë aq të mëdha që mund të marrin gjithë të pranishmit. Po ashtu raportohet se do të jenë në terren forca të shumta sigurie, ndërsa pritet që t’i bashkohet takimit dhe ministri i Pushtetit vendor Ervin Demo, që do të ndjekë nga afër situatën e përgatitjeve.

Pas këtij takimi dy ditor, pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.