Më 5 tetor nis viti i ri akademik 2026–2027 në universitetet shqiptare, me studentët që do t’u rikthehen auditoreve, laboratorëve dhe jetës universitare.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se ky vit akademik do të nisë edhe me hapësira të reja dhe më moderne në disa prej universiteteve në vend, si rezultat i investimeve të Ministrisë së Arsimit.
Sipas Kumbaros, investimet synojnë përmirësimin e mjediseve universitare dhe krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe pedagogët, duke u ofruar atyre më shumë hapësira për studim, punë dhe zhvillimin e ideve.
Ministrja theksoi se përmirësimi i infrastrukturës universitare lidhet edhe me procesin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke synuar forcimin e universiteteve shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin akademik.







