Lamine Yamal qëndroi në fushë për 65’ në takimin e radhës së Barçës dhe në momentin e zëvendësimit u pa qartë se lojtari nuk ishte aspak i qetë.
Sipas medieve spanjolle motivi pas humorit të keq të talentit 19-vjeçar nuk ka lidhje me largimin e tij nga fusha.
Hansi Flick ka vendosur për të larguar tri lojtarë si Alejandro Balde, Marc Casadó dhe Hector Fort.
Bëhet fjalë për tri shokë të Yamal, i cili nuk ka pritur aspak mirë mënyrën se si trajneri gjerman po sillet me lojtarët e rinj, të cilët praktikisht po detyrohen që të largohen nga Barcelona.







