Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës qytetare.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit vijojnë marshimin përgjatë bulevardit, ndërsa pritet që tubimi të vijojë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime.







