Ballina Sport Valverde, krenar si kapiten: Një ditë për t’u kujtuar, familja ime u...

Valverde, krenar si kapiten: Një ditë për t’u kujtuar, familja ime u emocionua

53
0

Federico Valverde e përjetoi një mbrëmje të veçantë në Santiago Bernabéu, duke e mbajtur për herë të parë shiritin e kapitenit të Real Madridit përpara tifozëve të tij.

Mesfushori uruguaian e festoi fitoren ndaj Real Sociedadit, duke e vënë në pah rritjen e skuadrës pas një pjese të parë të komplikuar.

“E pashë një skuadër shumë të përqendruar, me shumë dëshirë. Pas golit të parë na mungoi pak durimi: duhej ta menaxhonim më mirë posedimin dhe ta mbronim rezultatin. Biseda në pushim na bëri mirë dhe pjesa e dytë ishte spektakolare”, shpjegoi Valverde për mikrofonat e RMTV.

Kapiteni i “Los Blancos” foli më pas për ndryshimin e qasjes në pjesën e dytë.

“Punuan veçanërisht për presingun, i rregulluam disa gjëra dhe në pjesën e dytë u ndjemë shumë më rehat”, tha uruguaiani.

Fjalë të rëndësishme kishte edhe për Kylian Mbappén, i cili ishte sërish protagonist me fanellën e Real Madridit.

“Duhet ta shijojmë Mbappén. Duhet t’i japim një mijë topa që të mund të shënojë shumë gola dhe të ndihet i lumtur. Ajo që bëri sot, e bën gjatë gjithë vitit”, u shpreh Valverde.

Për të, megjithatë, kjo mbrëmje do të mbetet mbi të gjitha një kujtim personal.

“Të jesh kapiten është e pabesueshme, ishte një ditë për t’u kujtuar. Familja ime ishte këtu dhe u emocionua shumë. Por gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe ia dolëm”, deklaroi ai.

Në fund, Valverde foli edhe për rikthimin në Santiago Bernabéu.

“Të gjithë ne mezi prisnim të riktheheshim për të luajtur këtu. Arritëm t’u dhuronim tifozëve një fitore dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, përfundoi kapiteni i Real Madridit..