Ballina Kosovë ‘Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional’/ Presidenca e Kosovës bën komunikatën...

‘Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional’/ Presidenca e Kosovës bën komunikatën zyrtare me Chatgpt, harron në tekst përgjigjen e inteligjencës artificiale

38
0

Një lapsus i pazakontë është shfaqur në një komunikatë zyrtare të Presidencës së Kosovës, ku në fund të njoftimit për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte mbetur një fjali që i drejtohej përdoruesit të një mjeti të inteligjencës artificiale.

Në versionin e publikuar fillimisht në faqen zyrtare të Presidencës shkruhej: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”.

Fjalia nuk kishte lidhje me përmbajtjen e komunikatës dhe dukej si një përgjigje e mbetur gjatë përpunimit të tekstit me inteligjencë artificiale.

Pas lapsusi bëri xhiron e mediave, Presidenca e Kosovës e korrigjoi komunikatën dhe e hoqi këtë pjesë nga versioni i publikuar në faqen zyrtare.