Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi një hetim administrativ pas publikimit të fotove të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-policit Uljan Shpataraku, pas arrestimit pasditen e 26 gushtit ndërsa lëviznin me makinë nga Elbasani në drejtim të Durrësit.
Deri më tani 2 efektivë të Shqiponjave janë pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet do të vijojnë edhe policë të tjerë.
Pas arrestimit të Agasit në zonën e “Pleave në Durrës”, u publikuan disa foto nga momenti i arrestimit. Një prej tyre është fotoja e Agasit me pranga në duar brenda makinës së policisë, sapo iu vendosën prangat. Më pas u publikua edhe një tjetër foto e Agasit brenda ambienteve të Policisë së Tiranës, ku u dërgua për ekzekutimin e masës së sigurisë.







