Ballina Kronika I hiqet leja e armës, dhe i merret arsenali që mbante në...

I hiqet leja e armës, dhe i merret arsenali që mbante në banesë/ “Çarmatoset” Uljan Shpataraku

56
0

Ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpatarakut i është hequr leja e armës. Gjithashtu i është marrë edhe arsenali që mbante në banesë.

Uljan Shpataraku, i cili u kap si shofer i Ergys Agasit dhe u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, u përjashtua nga Policia e Shtetit disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit.

Gjatë procedurave u zbulua se ish-zyrtari i lartë policor, i njohur si krahu i djathtë i ish-kryepolicit Ilir Proda, mbante gjithashtu me leje një arsenal të vërtetë armësh private në banesë.

Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do ta hetojë Shpatarakun si pjesë të grupit kriminal të “shefit” të tij, Ergys Agasit, i arrestuar gjatë një operacioni të koordinuar mes BKH-së dhe Policisë së Shtetit.

Po ashtu, për Shpatarakun ka indicie se ka pasur precedent penal në të kaluarën jashtë vendit, të cilin nuk e ka deklaruar, por që kërkon një hetim të thelluar nga autoritetet.