Në rrugën ‘Azem Hajdari’në Durrës, mbetjet në koshat e mbeturinave nuk mblidhen prej ditësh, duke shkaktuar masakër mjedisore.
Mbetjet hidhen dhe në kanalin e hapur duke rrezikuar bllokimin e tij, teksa kjo është kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve.
Era e pakëndshme dhe ndotja, rrezikojnë shpërthimin e ndonjë epidemie te qytetarët e zonës, edhe pse Bashkia përdor miliona euro për incinerimin e mbetjeve.
Qytetarët kanë sinjalizuar mediat për këtë problematikë të përsëritur, por asnjë lëvizje nuk ka ardhur nga Bashkia Durrës për pastrimin e mbeturinave.







