Ballina Kosovë “Zgjedhje e mençur për Kosovën” – Bajraktari mbështet Bekim Sejdiun për President...

“Zgjedhje e mençur për Kosovën” – Bajraktari mbështet Bekim Sejdiun për President – ka një thirrje për partitë politike

57
0

Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari ka reaguar lidhur me emrat që po përfliten për postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke e cilësuar ambasadorin dhe profesorin Bekim Sejdiu si një nga kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozitë.

Bajraktari vlerëson përvojën e Sejdiut në institucionet e Kosovës, diplomaci dhe akademi, duke theksuar se vendit i duhet një figurë unifikuese, profesionale dhe e pakushtëzuar politikishtm përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë i Harry Bajraktarit në Facebook:

Bekim Sejdiu, kandidati ideal për President të Kosovës🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Këto ditë po përfliten disa emra për President të ri të Republikës së Kosovës. Njëri prej tyre është ai i ambasadorit dhe profesorit Bekim Sejdiu.

Ambasador Sejdiu është një zgjedhje e mençur për Kosovën sepse ai nuk vjen me barrë politike, e as me ngarkesa partiake. Ai sjell përvojë të madhe profesionale, shtetërore, juridike, akademike e diplomatike. Ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Turqi, si konsull i përgjithshëm në Neë York dhe si profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Kjo është ajo që i duhet Kosovës sot: një njeri i matur e i përgatitur, që e njeh ligjin, e kupton shtetin dhe di si të flasë me botën. Kosova ka nevojë për një President që i shërben popullit, që e mbron Kushtetutën, dinjitetin dhe interesin e Kosovës.

Ambasador Sejdiu e kupton mirë sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci. Ai e di se çfarë ka kaluar ky vend për të ardhur deri këtu. Por ai e kupton edhe arenën ndërkombëtare, diplomacinë, marrëdhëniet me aleatët dhe rëndësinë e madhe të miqësisë me🇺🇸Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përvoja e tij në Turqi, një vend i rëndësishëm i NATO-s, dhe në Neë York, ku ka krijuar lidhje të forta me zyrtarë të lartë amerikanë dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan🇦🇱🇺🇸, është vlerë e madhe për Kosovën🇽🇰

Kosovës i duhet një President që di të menaxhojë kriza, që di të ruajë qetësinë, që është unifikues dhe që mund ta çojë vendin përpara. U bëj thirrje të gjitha partive politike në Kosovë, pozitë e opozitë, që të veprojnë menjëherë dhe pa vonesa. Kosova ka nevojë për një figurë serioze e të respektuar si Bekim Sejdiu, që bashkon udhëheqësit politikë, institucionet, qytetarët dhe aleatët rreth një qëllimi të përbashkët: forcimin e shtetit të Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar