Ballina Politika Baton Haxhiu ka një mesazh të “koduar” për Ramën: Modelin e rrezikshëm...

Baton Haxhiu ka një mesazh të “koduar” për Ramën: Modelin e rrezikshëm “Agasi” që ke ndërtuar, po e përjetoj edhe vetë!

67
0

Analisti dhe botuesi, Baton Haxhiu, i cili për një kohë të gjatë ka qenë një nga këshilltarët mediatik më të afërt të Edi Ramës, duket se po distancohet ngadalë prej tij.

Në një shkrim të gjatë ai tregon që në fillim se këto kohë, ka kaluar një “hall” personal me “Modelin Agasi”, i cili sipas tij përdor shtetin, krimin, shantazhon dhe kërcënon me armë në brez.

“Ky është ndoshta modeli më i rrezikshëm, sepse nuk e sheh veten si shkelës të ligjit. Nuk mendon se kërcënon, por se paralajmëron; nuk mendon se ushtron presion, por se kërkon të drejtën e vet; nuk mendon se bën vetëgjyqësi, por se zgjidh një problem që shteti nuk është në gjendje ta zgjidhë. Kështu, gjuha kriminale afrohet aq shumë me veprimin kriminal, sa kufiri ndërmjet tyre fillon të zhduket”, shkruan ai mes të tjerave.

Haxhiu analizon gjithashtu qasjen e gabuar të kryeministrit ndaj protestës dhe ndaj gjithë pakënaqësisë së shqiptarēve nga qeverisja e tij.