Ballina Aktualitet Hetimet për dosjen Balluku, Igli Tare paraqitet në SPAK me avokatin e...

Hetimet për dosjen Balluku, Igli Tare paraqitet në SPAK me avokatin e tij

47
0

Është paraqitur në SPAK gjatë ditës së sotme Igli Tare. Hetimet e thelluara në dosjen Balluku duket se kanë detyruar ish futbollistin që të parqitet në organin e akuzës.

Tare është paraqitur sot në SPAK me avokatin Bledar Dervishi dhe pritet të merret sërisht në pyetje dhe ti komunikohet zgjatja e afatit të hetimit.

Ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar më herët akuza për pastrim parash.

Ai është marrë i SPAK për akuzen e Pastrimit të produkteve të veprëa penale në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj ish-zv/kryeministres se vendit Belinda Balluku.

Eshtë sekuestruar edhe një vilë në emër të tij në Palasë, për të cilën spak thotë se dyshon të jetë pasuri e fshehur e Ballukut.