Ballina Kronika Ish-zyrtari i policisë që shoqëronte Ergys Agasin, Ulian Shpataraku izolohet në paraburgimin...

Ish-zyrtari i policisë që shoqëronte Ergys Agasin, Ulian Shpataraku izolohet në paraburgimin e Peqinit

34
0

Ulian Shpataraku, ish-zyrtar policie që u arrestua teksa shoqëronte të shumëkërkuarin Ergys Agasi, është vendosur në qelitë e paraburgimit në Peqin. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Shpataraku u la nën masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Ai po hetohet nën dyshimet si pjesë e grupit të Agasit.

Ky i fundit akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Agasi u arrestua pas tetë muajsh në arrati. Ai është izoluar në qelitë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit.