Ballina Politika Vangjeli: Dyshime mbi pasurinë e ministres Kumbaro! PD: Të behet zbardhja e...

Vangjeli: Dyshime mbi pasurinë e ministres Kumbaro! PD: Të behet zbardhja e plotë nga ILDKPKI dhe SPAK

68
0

Partia Demokratike nëpërmjet Zëdhënëses anti-korrupsion  Genta Vangjeli ka kërkuar zbardhja e plotë e pasurisë nga ILDKPKI dhe SPAK për ministren Mirela Kumbaro.

Nga verifikimi i pasurisë së deklaruar, ish-ministrja Kumbaro rezulton familjarisht me 7 apartamente; konkretisht:

Ap. 119.16 m², bashkëpronare me bashkëshortin, burimi: të ardhura.

Ap. 128 m² në Tiranë, bashkëpronare me bashkëshortin, burimi: të ardhura.

Ap. 92 m², vlera 200.000 EURO, deklaruar në v. 2024, pronar bashkëshorti, burimi: të ardhura, i parregjistruar, nuk është aplikuar për regjistrim.

Ap. 55 m², vlera 1.385.560 LEK, burimi: DHURIM, pronar bashkëshorti.

Ap. 69.1 m², vlera 72.000 EURO, burimi: kursime, pronar 50%.

Ap. 95 m², burimi: të ardhura, bashkëpronare me bashkëshortin, dhuruar vajzës në shtator 2023.

Ap. 89.30 m², burimi: të ardhura, bashkëpronare me bashkëshortin, dhuruar djalit po në shtator 2023.

Ap. 74.50 m², burimi: të ardhura, vlera 60.598 EUR, SHITUR në maj 2022, vlera 124.998 EUR.

1 garazh i deklaruar në v. 2021, me sip. 18 m², vlera 12.800 EURO, burimi: të ardhura, pronare 50%.

1 garazh 18 m², deklaruar nga bashkëshorti në v. 2025, vlera 2.000 EURO, burimi: kursime, pronar 50%.

Nga këqyrja e mënyrës së deklarimit vërehen:

Jopërputhshmëri dhe mungesë faqesh sipas numrit rendor në deklarimet v. 2013; 2015; 2017.

Detaje të përsëritura, por çmime të ndryshme, si p.sh. garazhi, të cilin Kumbaro e ka deklaruar të blerë në v. 2021, garazhi 18 m², çmimi 12.800 euro; ndërsa bashkëshorti deklaron në v. 2025 garazh me të njëjtën sip. 18 m², çmimi 2.000 euro.

Gjatë kohës që Kumbaro ka mbajtur detyrën si Ministre e Kulturës, bashkëshorti në v. 2015 deklaron se ka marrë pagesa në formë honorarësh edhe nga AADF, një fondacion i cili ka një lidhje shumë të ngushtë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Kulturës.

Në këto kushte, PD kërkon që ILDKPKI dhe SPAK të verifikojnë në mënyrë të plotë pasurinë e familjes, burimin e të ardhurave, dhurimet e apartamenteve, transaksionet e shitblerjes dhe çdo mospërputhje në deklarimet periodike.

Transparenca për pasurinë e zyrtarëve nuk është zgjedhje politike, por detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve.