Ballina Sport Briken Calja i jashtëzakonshëm, medalje ari në stilin e shkëputjes në peshën...

Briken Calja i jashtëzakonshëm, medalje ari në stilin e shkëputjes në peshën 75 kg në Lojërat Mesdhetare

95
0

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka marrë paraditen e së martës medaljen e artë në stilin e shkëputjes, në peshën 75kg, në edicionin e 20-të të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Shtantisti kuqezi i realizoi me sukses të trija provat e tij, duke vendosur edhe rekord të ri Mesdhetar në këtë stil. Në provën e parë, Calja ngriti 147kg dhe më pas realizoi me sukses edhe dy provat e tjera me 152kg e 154kg.

Një paraqitje e shkëlqyer e Cales, që ishte i përqendruar në garën e tij, duke fituar garën me rivalët e tij. Kjo është medalja e dytë e artë e Shqipërisë në Mesdhetare pas asaj të Dudaev në mundje.

Gara e Briken Calja vazhdon pas pak me stilin e shtytjes, ku shtangisti kuqezi synon sërish zonën e medaljeve.