Ballina Aktualitet “Na provokoi!”/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama...

“Na provokoi!”/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

39
0

Protestuesit pretendojnë se arsyeja që i ka çuar në ndryshimin e skenarit të tubimit të sotëm është shkuarja e kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij.

Gazetari Osman Stafa raporton se protestuesit e kanë konsideruar një provokim praninë e kreut të qeverisë në Kryeministri, duke vendosur për të ndryshuar mënyrën e zhvillimit të protestës.

Ndërkohë, situata përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Forcat e policisë kanë tentuar të largojnë protestuesit nga godina, ndërsa këta të fundit kanë kundërshtuar lëvizjen e efektivëve.

Tensionet vijnë në ditën e 94-t të protestës kundër qeverisë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.