Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, një tjetër lëvizje është regjistruar në drejtimin administrativ të Bashkisë së Tiranës.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin, pas vendimit të Gjykatës Administrative për rikthimin e tij në detyrë.
Me largimin e Hoxhës dhe komandimin e Dokushit, ndryshon sërish struktura drejtuese administrative e bashkisë, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë edhe lëvizje të tjera në ditët në vijim.







