Ballina Politika Durrësi mbytet nga plehrat/ Denoncimi i Gashit: Miliona për menaxhimin e mbetjeve,...

Durrësi mbytet nga plehrat/ Denoncimi i Gashit: Miliona për menaxhimin e mbetjeve, por qyteti mbetet i papastër

111
0

Kryetari i PD-së në Durrës, Adrian Gashi, ka denoncuar situatën e mbetjeve urbane në qytet, kosha të tejmbushur, mbetje të pa grumbulluara prej ditësh dhe erë të rëndë në disa prej lagjeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai e lidh situatën me shpenzimet e Bashkisë për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e shërbimit që marrin qytetarët në këmbim të parave publike.

Sipas tij, pastërtia nuk mund të konsiderohet një luks, por një shërbim bazë që Bashkia duhet t’u garantojë qytetarëve, veçanërisht një qyteti turistik si Durrësi.

Reagimi i plotë:

Durrësi mes plehrave!

Kjo është pamja që ofron sot Durrësi. Kosha të tejmbushur, mbetje që nuk mblidhen prej ditësh dhe erë e rëndë në lagjet e qytetit. Ndërkohë, miliona nga paratë e qytetarëve shpenzohen për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve. Paratë paguhen, por plehrat mbeten. Pastërtia nuk është luks. Është shërbimi minimal që Bashkia u detyrohet qytetarëve dhe një qyteti turistik si Durrësi. Durrësi meriton më shumë!