Ballina Aktualitet Kërkohet anulimi i projektit TID/ Banorët dalin para Bashkisë së Durrësit, ja...

Kërkohet anulimi i projektit TID/ Banorët dalin para Bashkisë së Durrësit, ja kërkesat dhe argumentat e tyre

155
0

Banorët e zonës së përfshirë në projektin TID janë paraqitur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë adresuar një sërë kërkesash lidhur me projektin.

Kërkesa kryesore e banorëve është anulimi i projektit, me argumentin se ai është shfuqizuar përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) të miratuar në korrik 2026.

Banorët kërkojnë që Bashkia të marrë në konsideratë vendimin e ri dhe të ndërpresë vijimin e projektit, duke kundërshtuar çdo hap të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e tij.