Ballina Politika “Kanë paga disa herë më të larta se ne”, Rama me tone...

“Kanë paga disa herë më të larta se ne”, Rama me tone të ashpra: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi

78
0

Kryeministri Edi Rama ka ashp[ërsuar retorikën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke i cilësuar si “fytyra e dështimit” të reformës në drejtësi.

Rama tha se, ndërsa SPAK, GJKKO dhe disa komponentë të tjerë të sistemit të drejtësisë përfaqësojnë sipas tij anën e suksesit të reformës, ndërsa KLP dhe KLGJ janë shembulli i dështimit të saj.

“Nëse SPAK, GJKKO apo disa komponentë të tjerë janë fytyrë suksesi, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal edhe te pagat e funksionarëve të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se ato janë disa herë më të larta se pagat e të pranishmëve në mbledhje.

“Parafytyro nga ana tjetër si mund të thotë një punonjës i administratës që i mjafton paga”, deklaroi Rama.