Ballina Lifestyle Maya Jama mahnit në premierën e “The Gentlemen”, shfaqet në fustan lëkure...

Maya Jama mahnit në premierën e “The Gentlemen”, shfaqet në fustan lëkure dhe godet thesin e boksit

56
0

Maya Jama u zhyt në botën e mafias gjatë festës pas premierës së sezonit të dytë të serialit “The Gentlemen”, të mërkurën.

Festimet në Guildhall Art Gallery në Londër vazhduan deri në orët e vona të natës, ndërsa aktorja më e re e serialit, e cila po merr përsipër rolin e saj të parë të madh në aktrim, iu bashkua kastit të yjeve për të shijuar shampanjë dhe kokteje.

Prezantuesja e “Love Island”, 32 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan lëkure me prerje të guximshme, të krijuar posaçërisht nga R&M Leathers dhe të stiluar nga Rhea Francois, teksa provoi forcën e saj duke goditur me grusht një thes boksi të vendosur në festë, shkruan Daily Mail.

Maya nuk lejoi që veshja e saj e guximshme ta pengonte dhe arriti ta godiste thesin fuqishëm, duke festuar më pas me miqtë e saj, mes tyre edhe kolegen e serialit, Kaya Scodelario.

Edhe Kaya dukej po aq magjepsëse, duke sjellë në jetë stilin e personazhit të saj të kuruar deri në detaje, Susie. Ajo shkëlqeu me diamante, ndërsa kishte veshur një fustan-korse të personalizuar nga Paolo Sebastian.

Edhe aktorët meshkuj të “The Gentlemen” ishin të pranishëm në numër të madh në këtë event.