Ballina Kronika Rëndohet situata në Krastë të Krujës/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen rreth...

Rëndohet situata në Krastë të Krujës/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen rreth 20 banesa, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme

71
0

Një situatë alarmante raportohet mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon zonat e banuara.

Sipas raportimeve të banorëve të zonës, flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të kodrës, ndërsa rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të avancimit të zjarrit.

Banorët shprehen të shqetësuar për përmasat e flakëve dhe thonë se në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Sipas tyre, përballimi i një zjarri të përmasave të tilla me vetëm një mjet është i pamundur.

Për këtë arsye, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me mjete të tjera zjarrfikëse, si dhe mbështetje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve drejt banesave.

Zona e Krastës është përballur edhe më herët me vatra të fuqishme zjarri, të cilat kanë rrezikuar banesa dhe zona pyjore.