Ballina Kronika Operacioni për kapjen e të kërkuarit në Elbasan, vëllai kanos me armë...

Operacioni për kapjen e të kërkuarit në Elbasan, vëllai kanos me armë 4 efektivë të Policisë, arrestohet

33
0

Një operacion i Policisë në Elbasan për kapjen e një personi në kërkim u mbyll me arrestimin e vëllait të tij, pasi ky i fundit dyshohet se kanosi me armë të dyshuar manovër katër efektivë.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku punonjësit e Forcës Operacionale të DVP Elbasan po kryenin kontrolle për kapjen e personit me inicialet B. B., i shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjatë ndërhyrjes, vëllai i tij, me inicialet B. B. (Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se ka nxjerrë një armë të dyshuar manovër dhe ka kanosur katër efektivët e Policisë.

Ndërkohë, Policia bën me dije se kontrollet për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, i cili është në kërkim, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ndaj të arrestuarit, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit 

“Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait të tij (shtetas në kërkim), arrestohet 41-vjeçari. Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit. Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””