Ballina Opinion Dëgjesa e halleve

Dëgjesa e halleve

32
0

Nga Lutfi Dervishi

Dëgjesa e halleve

Është pak a shumë si të shkojë vrasësi për ngushëllim në shtëpinë e viktimës, të ulet me familjarët, të hapë bllokun e shënimeve dhe të pyesë me dhembshuri:
“Vuajti shumë?

Qoftë i xhenetit!

Kam patur shumë respekt dhe nuk ka ditë që nuk e kujtoj.

Po ju, si po mbaheni? Keni ndonjë hall tjetër?

Flisni hapur se për këtë kam ardhur.

A ju ka hyrë ndokush në hak? Me çfarë mund t’ju ndihmoj?”

Pastaj shënon me kujdes përgjigjet, premton se do ta ndjekë çështjen personalisht dhe, para se të largohet, lë edhe numrin e telefonit:
“Për çdo problem, më keni mua, jam në dispozicionin tuaj për gjithçka. Mos më kurseni!

P.S. Dëgjuesi halleve bëhet gati të shkojë në dëgjesën e radhës, por te dera kujtohet:

“Ah, prit! Duhet edhe një foto”

Afrohen të gjithë pranë njëri-tjetrit. Familjarët mbajnë zinë, ndërsa Ai buzëqesh për iPhone!