Princesha Astrid, motra e Mbretit të ndjerë Harald V të Norvegjisë, ka ndërruar jetë këtë të premte, më 11 shtator, në moshën 94-vjeçare, njoftoi Pallati Mbretëror në Oslo.
“Princesha ndërroi jetë sot, të premten, më 11 shtator, në moshën 94 vjeç”, thuhet në deklaratën e Pallatit.
Lajmi për vdekjen e saj vjen vetëm dy javë pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, Mbretit Harald V, i cili vdiq më 28 gusht në moshën 89-vjeçare.
Astrid mori pjesë të mërkurën në ceremoninë mortore të vëllait të saj. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo ishte e pranishme në funeral e ulur në një karrige me rrota.
Vdekja e Princeshës Astrid shënon një tjetër humbje të rëndë për familjen mbretërore norvegjeze, vetëm pak ditë pas ceremonisë së lamtumirës për Mbretin Harald V.







