Ballina Kronika E rëndë/ Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori i dyshuar

E rëndë/ Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori i dyshuar

202
0

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, ëhstë plagosur me thikë, në rrethana ende të pazbardhura dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mëson se i riu është plagosur me thikë në këmbë. Pak minuta pas ngjarjes është shoqëruar në polici autori i plagosjes.

Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurit dhe autorit të krimit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të rinjve, ndërsa pritet të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.