Ballina Aktualitet “I ka hyrë tmerri Ramës, rikthimi i 3-të i mërgatës ia ka...

“I ka hyrë tmerri Ramës, rikthimi i 3-të i mërgatës ia ka prishur gjumin e natës”/ Bllokimi i diasporës në Malin e Zi, aktivisti Kola bën thirrje: Lironi rrugën për qytetarët tanë

73
0

Këtë të premte mbahet protesta e 104-të, para godinës së kryeministrisë. Aktivisti Arben Kola bëri thirrje për lirimin e protestuesve të mërgatës, të cilët janë ndaluar të hyjnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në protestën e nesërmë.

“Dua të bëj një lajmërim, i cili ka të bëjë me ndalimin e mërgatës tonë për të qënë pranë nesh. I ka hyrë tmerri Ramës, rikthimi i 3-të i mërgatës ia ka prishur gjumin e natës, jo vetëm atij, por edhe qeveritarëve, e cila përmes instancave të Malit të Zi, është bërë pengesë dhe ka penguar atdhetarët tonë.

Kemi thirrje për ambasadën e Malit të Zi, e cila ndodhet në Tiranë. Të lirojë rrugën për qytetarët tanë. Një thirrje shkon edhe për ambasadat e tjera, që të ushtojnë presion, që ata me dy shtetësi, të lirohen sa më shpejt, në mënyrë që të na bashkohen nesër. Ftoj shqiptarët, sonte marshimi do jetë në drejtim të ambasadaës së Malit të Zi”.