Ballina Aktualitet Luftë për plaçkën tek Shëndetësia/ Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit pak...

Luftë për plaçkën tek Shëndetësia/ Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit pak minuta pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës

180
0

Vetëm pak minuta pas marrjes së detyrës si ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka larguar drejtoreshën që menaxhon një nga buxhetet me të mëdha të shendetësisë.

Kapitali ka mësuar se Spahiu ka firmosur largimin e Arisa Canes, drejtoreshës së Operatorit të Sterilizimit, e cila menaxhon buxhetin e tre shërbimeve të mëdha; sterilizimin, check up-in dhe dializën.

Arisa Cane u emërua në krye të Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) nga ish ministrja e larguar Evis Sala, në fillim të këtij viti. Por ndoshta kaloi vetëm pak muaj në krye të kësaj shoqërie, Cane menaxhoi një buxhet dhjetra milionë euro, që kulmoi me tenderin 4 vjeçar të dializës.

Vetëm pak minuta para largimit të saj, Cane shpalli në Agjencinë fituesin e tenderit 50 milionë euro për privatin që do të ofrojë shërbimin e dializës në katër vitet e ardhshme. Suedezët e Diaverum, të cilët ishin edhe pjesëmarrësit e vetëm në garë, u shpallën fitues duke ofruar çmimin 4.44 miliardë lekë ose 48.2 milionë euro.

Luftë për plaçkën tek Shëndetësia/ Klodiana

Kjo proçedurë ka qenë dhe një nga arsyet që Spahiu ka firmosur largimin e Canes. Madje burime brenda ministrisë i thanë Kapitalit se kjo proçedurë do të vihet në hetim të brendshëm, pasi ministres së re nuk i ka pëlqyer që një kontratë kaq e madhe të kalojë pa “aprovimin” e saj.

Me pak fjalë, tek Shëndetësia ka shpërthyer lufta për plaçkën se kush do të kontrollojë tenderat dhe buxhetet e mëdha. Arisa Cane nxitoi të jepte kontratën 50 milionë euro para se në krye të Shëndetësisë të emërohej zyrtarisht Klodiana Spahiu dhe ja arriti për punë minutash.