Ballina Politika Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari! Ja...

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari! Ja kush emërohet në vend të tij

216
0

Besfort Lamallari ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Në vend të tij, është emëruar Ervin Demo.

Lamallari e mbante këtë detyrë që prej muajit mars, ndërsa më parë ishte ministër Drejtësie.

Ndërkohë Demo deri më tani ka qenë ministër i shtetit për Pushtetin Vendor. Dorëheqja e Lamallarit vjen pak kohë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, post në të cilin u emërua Klodiana Spahiu.