Ballina Lifestyle Sandra Bullock dhe Jennifer Aniston ndanin një të dashur në vitet ’90...

Sandra Bullock dhe Jennifer Aniston ndanin një të dashur në vitet ’90 dhe e papritura u ndodhi

37
0

Sandra Bullock dhe Jennifer Aniston kanë zbuluar se në vitet ’90 kishin një të dashur të përbashkët dhe sot e kujtojnë këtë histori me humor. Dy mikeshat e ngushta thanë se lidhja e tyre me aktorin Tate Donovan është një nga arsyet pse janë kaq të afërta me njëra-tjetrën.

Në një intervistë të publikuar më 8 shtator, Bullock dhe Aniston folën për miqësinë e tyre, e cila ka zgjatur prej rreth 15 vitesh, si dhe për lidhjen e veçantë që krijuan pasi u njohën falë Donovan-it.

“Ne kemi pasur të njëjtin të dashur. Kjo tregon se sa shumë e duam njëra-tjetrën”, tha Aniston gjatë intervistës.

Donovan, i cili ishte në lidhje me Aniston nga viti 1995 deri në vitin 1998, luajti edhe personazhin Joshua Burgin, të dashurin e Rachel Green në sezonin e katërt të serialit “Friends”.

Ndërkohë, Bullock dhe Donovan ishin bashkë nga viti 1990 deri në vitin 1994 dhe luajtën së bashku në filmin “Love Potion No. 9”, ku ai interpretonte të dashurin e personazhit të Bullock.

Vite më vonë, Donovan u bë edhe personi që i prezantoi dy aktoret me njëra-tjetrën. Takimi ndodhi në një festë pas ceremonisë së çmimeve Golden Globes, të organizuar nga Gwyneth Paltrow.

“Na prezantoi ish-i dashuri ynë”, tregoi Bullock në një intervistë në vitin 2020. “Them ‘ynë’, sepse ti dhe unë kemi pasur të dyja lidhje me të njëjtin njeri.”

Në intervistën e këtij muaji, dy mikeshat treguan me shaka se Donovan kishte një lloj të preferuar femrash dhe nisën ta përshkruanin atë.

Aniston kujtoi gjithashtu momentin kur u ul pranë Bullock dhe kuptoi menjëherë se mes tyre kishte lindur një miqësi e veçantë.

“Ti dhe unë u ulëm pranë njëra-tjetrës dhe nuk pushuam së foluri. Nuk mendoj se i folëm askujt tjetër”, tha ajo.

Dy aktoret u takuan sërish në dasmën e mikut të tyre Lorenzo-s dhe aty e forcuan edhe më shumë miqësinë. Sipas një interviste të tyre të vitit 2020, ato nisën t’i dërgonin njëra-tjetrës fotografi duke pirë uiski.

“Deri atëherë nuk kisha pirë kurrë Jack Daniel’s dhe nuk kam pirë më asnjë pikë që nga ajo kohë”, tha Aniston.

Bullock ka treguar më herët se Aniston përgatit një margarita shumë të fortë. “E mbush gotën pa kursim”, kishte thënë Bullock, duke e përshkruar pijen si të fuqishme, me limonë të freskët dhe me një shkumë të veçantë.