Ballina Politika Berisha publikon denoncimin: Ryshfete dhe gjoba për emërime e grada në Policinë...

Berisha publikon denoncimin: Ryshfete dhe gjoba për emërime e grada në Policinë e Shtetit

53
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë së Shtetit, i cili pretendon se në strukturat drejtuese të policisë kërkohen pagesa për emërime, transferime dhe grada.

Sipas denoncuesit, i cili thotë se ka mbi 23 vite karrierë në polici, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionojnë skema të paligjshme për përfitimin e posteve dhe transferimeve.

Ai shkruan se, për transferime nga drejtoritë vendore drejt Tiranës kërkohen nga 5 deri në 10 mijë euro, ndërsa për marrjen e gradave për funksione të veçanta, sipas tij, pagesat mund të arrijnë deri në 30 mijë euro.

Denoncimi i mbërritur në adresnë e kryetarit kryetarit të PD, Sali Berisha:

Ryshfete dhe gjoba për emërime dhe grada në policinë e shtetit!

Lexoni denoncimin e oficerit digjital.

Pershendetje Doktor Berisha, uroj te jeni mire!

Une qe po ju shkruaj jam nje oficer karriere mbi 23 vjet pune ne Polici duke punuar ne disa Sektor e Drejtori  dhe dua t’ju informoj ne lidhje me Drejtoreshen e Burimeve Njerzore ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit , Znj Anisa Duckollarin ne bashkepunim me keshilltarin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise Zotin Alban Cela ( Drejtues i Pare), me lidhje miqesore te ngushta me Drejtoreshen e Burimeve te siguron te Ustallesha e burime marrjen ne pune , trasferime nga drejtorite vendore per ne Tirane si dhe ne pozicione te mira kundrejt sherblimeve sipas vendeve, vetem per te ardhur ne Tirane 5-10 mije Euro.

Ne komision per dhenien e gradave per funksione te vecanta si KRYEKOMISAR dhe DREJTUES kjo  Pazarxheshk, arrogante,  e cila merr deri ne 30 mije euro per dhenien e gradave me funksione te vecanta .

Zyra e Burimeve Njerezore ne Drejtorine e Pergjithshme eshte kthyer ne zyre pazaresh, vartesja e kesaj Pazarxheshke eshte ne hetim per punesim kundrejt shperblimit.

Duke Ju falenderuar

Faleminderit shume Doktor nese e publikoni

Ju lutemi ruani konfidencialitetin sepse kemi familje e jemi ne rruge te madhe