Ballina Politika Pas vendimit të Hagës/ PD përgatit rezolutën për dënimin e gjenocidit serb...

Pas vendimit të Hagës/ PD përgatit rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, firmosin 30 deputetë

34
0

Pas dënimit të katër krerëve të UÇK nga Gjykata Speciale në Hagë, Partia Demokratike nuk ka humbur kohë dhe ka bërë gati kërkesën për të miratuar në Kuvend një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Partia Demokratike ka kërkuar gjithashtu një angazhim të koordinuar me institucionet e Kosovës për ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë mbi krimet e kryera gjatë luftës.

Sipas PD-së, draft-rezoluta është firmosur nga 30 deputetë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.

Po ashtu, anëtarët e PD-së në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë në seancën plenare një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Demokratët bëjnë të ditur se palët politike janë angazhuar të punojnë për një qëndrim të unifikuar në lidhje me këtë çështje.