Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë zonën e Tuéjarit, në rajonin e Valencias, duke djegur rreth 690 hektarë tokë dhe duke u përhapur në Rezervën e Biosferës “Alto Turia”.
Zjarri shpërtheu mesdtiën e sl martës, ndërsa të mërkurën në mëngjes flakët kishin përfshirë një perimetër prej rreth 17 kilometrash.
Për të vënë nën kontroll situatën, në terren u angazhuan automjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë, ndërsa ekipet
u përballën me zona me vegjetacion të dendur dhe terren të vështirë. Gjatë natës, operacionit iu bashkua edhe Njësia Ushtarake e Emergjencave ,e cila përdori automjete, dronë dhe avionë për monitorimin dhe luftimin e flakëve.
Zjarri shkaktoi edhe lëndime të lehta për dy zjarrfikës pyjesh. Njëri pësoi djegie, ndërsa tjetri mori mavijosje pasi një automjet zjarrfikës u përmbys.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, autoritetet urdhëruan gjithashtu evakuimin paraprak të një kampingu dhe disa fermave në zonë.Zjarri në Tuéjar shpërtheu pas një vere jashtëzakonisht të nxehtë në Spanjë, e cila regjistroi verën më të nxehtë që nga viti 1961.
Deri në fillim të shtatorit, zjarret kane djegur gati 296 mijë hektarë në gjithë Spanjën. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit në Tuéjar. Operacionet e shuarjes vijojnë, ndërsa era e fortë dhe e ndryshueshme mbetet shqetësimi kryesor për ekipet në terren.







