Nga Ilir DAKO
Pas 5 viteve në qeli dënohen udhëheqësit e UÇK. Më në fund mori fund edhe saga e gjatë dhe torturuese e figurave kyçe të Kosovës nga dita e parë e pavarësisë deri më sot, të cilët u dënuan nga një gjykatë ndërkombëtare e paanshme. Një fakt shumë i rëndësishëm në këtë dënim ka të bëjë me rolin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili bindi elitën politike kosovare të votojë krijimin e Prokurorisë Speciale, e cila nuk vonoi të merrte të pandehur Hashim Thaçin dhe shokët e tij.
Vajtja me helikopter e Edi Ramës në Kosovë si emisar i politikës ruso-serbe ishte zanafilla e një loje të ndyrë në kurriz të Kosovës, por dhe të faktorit shqiptar në Ballkan për interesa të pista të Edi Ramës, Vuçiçit dhe qarqeve antishqiptare. Realisht Hashim Thaçi ta gëzojë burgun dhe dënimin e dhënë nga Gjykata, si një dhuratë nga pseudomiku i tij Edi Rama, i cili i futi në mënyrë të pabesë thikën pas shpine. Hashim Thaçi e meriton burgun për njëmijë gjëra të tjera që i ak bërë Kosovës, duke filluar nga korrupsioni, pisllëqet dhe së fundmi pazaret për shitjen e Kosovës dhe ndarjen e saj sipas oreksit të Soros-Rama-Vuçiç.
Pavarësisht lotëve të krokodilit të një pjese të politikës shqiptare duke filluar nga serbi Sali Berisha, i cili ka qenë armiku i betuar i UÇK, të aleatëve të socialistë të Thaçit apo të lëpirësërve mediatikë shqiptarë dhe kosovarë, një gjë është fakt:
Asnjë nuk është i sinqertë në deklaratat e tyre. Shumica janë gëzuar me Saliun në krye, ndërsa grupimi Rama-Vuçiç-Soros kanë fërkuar duart nga kënaqësia. Ta gëzosh dhuratën e helmuar të Edi Ramës Hashim Thaçi. Nuk kishe si të ishe ti përjashtim i pabesive të Edi Ramës. Siç iku në burg Erion Veliaj, Ilir Meta, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Lefter Koka dhe kandidatja Belinda Balluku, nuk mund të prisje dhuratë më të mirtë nga një qenie e pabesë si Edi Rama, i cili po shet kombin dhe atdheun e tij nëpër qarqe të ndyra antishqiptare. E ke merituar.







