Ballina Aktualitet ‘Çfarë do më SPAK-u?’/ Protestuesi: Kanë vjedhur pasuritë e shtetit. Rama të...

‘Çfarë do më SPAK-u?’/ Protestuesi: Kanë vjedhur pasuritë e shtetit. Rama të marrë shembull nga…

37
0

Në protestën e 110-të kundër qeverisë së Edi Ramës, një prej protestuesve ka shprehur revoltën ndaj qeverisjes, duke akuzuar institucionet për përvetësim të tokave dhe pronave.

Në fjalën e tij, ai iu drejtua edhe SPAK-ut, duke kërkuar hetim për çështjet e pronësisë dhe, sipas tij, rastet e përvetësimit të pasurisë publike dhe private.

Më tej, ai përmendi mjekun Arjan Hamiti, duke e cilësuar si një profesionist që, sipas tij, u gjendet pranë qytetarëve dhe i shërben kujtdo.

Në vijim të protestës, ai kritikoi mënyrën e qeverisjes dhe kërkoi që drejtuesit e vendit të marrin shembull nga njerëzit që, sipas tij, u shërbejnë qytetarëve pa dallim.

“I drejtohem SPAK, të lutem janë prekur tokat, janë prekur shtëpitë…përvetësim I pasurisë së tjetrit, I pasurisë së shtetit në përmasa të mëdha, ka kryer vepër penale. Je me presh në dorë. Çfarë do t’i më? Na ke detyruar të bëjmë vetëgjyqësi…nuk ta kemi borxh. Të flas pak për referendumin. Lëvizjet territorial bëhen me referendum, në rast të kundër krijohet përfaqësi ligjor dhe të gjithë mbeten në kontakt me qeverinë. Nëse nuk bien dakord ka veprim gjykata kushtetuese, jo Parlament…Këtij përgjigje ia ktheu Divjaka, Prrenjasi…Do flas pak për legjendën e mjekësisë doktor Arjan Hamiti, një doktor i shkëlqyer, me nivel….Pse nuk mori një djalë nga ju…Të gjithë jeni të shkëlqyer. Doktor Ariani i gjendet çdo njeriu. Po ky përse nuk merr shembull nga ai”, tha ndër të tjera ai.