Ballina Lifestyle Ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmit “Dashuri e Ndaluar”

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmit “Dashuri e Ndaluar”

87
0

Aktorja lindi në vitin 1945 ndërsa karrierën profesionale e nisi në vitin 1968 dhe përveç teatrit, u dallua në kinematografi, televizion dhe në artin e dublimit.

Aktorja e njohur turke Gülsen Tuncer, e cila u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar me rolin e “Tante Arsen” në serialin e famshëm Dashuri e Ndaluar ka humbur jetën në moshën 81-vjeçare pas një beteje me një tumor në tru.

Lajmi u bë i ditur nga fondacioni “Film-San Vakfı”, ku aktorja shërbeu si zv/presidente në vitet 2009-2011. Lamtumira e fundit për aktoren do të jepet ditën e diel, më 20 shtator 2026.

Aktorja lindi në vitin 1945 ndërsa karrierën profesionale e nisi në vitin 1968 dhe përveç teatrit, u dallua në kinematografi, televizion dhe në artin e dublimit.

Ndarja e saj nga jeta ka prekur komunitetin artistik në Turqi, ndërkohë që kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj kanë ndarë mesazhet prekëse duke treguar për rrugëtimin, kujtimet e bukura, përkushtimin ndaj teatrit dhe skenës për vite me radhë.