Ballina Politika Rama takim me pronarët e supermarketeve: E papranueshme që çmimet të jenë...

Rama takim me pronarët e supermarketeve: E papranueshme që çmimet të jenë mbi të tërë të tjerët! S’ju lejojmë t’ia ngarkoni njerëzve…

52
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, ku ka diskutuar për çmimet e produkteve dhe rritjen e transparencës për konsumatorët.

Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi bizneseve që të ruajnë konkurrencën dhe të mos transferojnë te konsumatorët kosto që, sipas tij, nuk justifikohen nga në treg.“Askush nuk ju kërkon që të ndaloni së fituari, se për këtë punë keni dalë në treg, që të punoni dhe fitoni. Por që të ngarkoni njerëzit, këtë nuk do t’jua lejojmë, jua siguroj.

Do të jetë një problem i madh”, deklaroi Rama, ndërsa i paralajmëroi duke iu thënë: “do thoni, “çfarë i hapëm vetes, në djall ato që fituam pa të drejtë.”

Kryeministri iu referua gjithashtu edhe të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke thënë se ato, sipas tij, tregojnë se zhvlerësimi i euros dhe rënia e inflacionit të importuar duhet të reflektohen në çmimet e produkteve.

“Ajo që është edhe më e tmerrshme është se shifrat e Bankës së Shqipërisë thonë tre gjëra, që zhvlerësimi i euros duhet të sillte ulje të çmimeve që lidhen me euron, e dyta, që inflacioni i importuar ka rënë dhe e treta, që me produktet e brendshme këtu bëhet nami në çmim.”, deklaroi ai.

Edi Rama: Unë them që për qytetarin ka ardhur koha që të jetë shumë më e thjeshtë të shikojë, krahasojë dhe zgjedhë. Jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i sjell rruga në errësirë. Ndërkohë, të mos ketë edhe një pasqyrë konkurrence, ku ai që është më i shkathët dhe ai që është më i shpejti në adoptimin e çmimeve konkurruese, të fitojë më shumë.

Do lutesha të biem dakord për këto gjëra. Askush nuk ju thotë dhe nuk pretendon se ne do të përcaktojmë çmimet, askush nuk ju thotë që ju nuk duhet të nxirrni fitime. Këto janë gjëra të mirëqena, ky është sistemi që kemi zgjedhur.

Ka ardhur një moment që duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Përderisa njëri nga ju këtu i ka qëndruar deri në fund asaj që u fol, edhe ju të tjerët nuk keni pse të mos qëndroni.

Askush nuk ju kërkon që të ndaloni së fituari, se për këtë punë keni dalë në treg, që të punoni dhe fitoni. Por që të ngarkoni njerëzit, këtë nuk do t’jua lejojmë, jua siguroj. Do të jetë një problem i madh. Do thoni, “çfarë i hapëm vetes, në djall ato që fituam pa të drejtë.”

Po flas shumë hapur, nuk kam asgjë personale me askënd, nuk mendoj se po kërkoj gjë të padrejtë, të bëni sakrificë, apo të ktheheni në organizata bamirësie. Po themi, fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë.

Është e papranueshme që ato çmime këtu janë mbi të tjerët. Ajo që është edhe më e tmerrshme është se shifrat e Bankës së Shqipërisë thonë tre gjëra, që zhvlerësimi i euros duhet të sillte ulje të çmimeve që lidhen me euron, e dyta, që inflacioni i importuar ka rënë dhe e treta, që me produktet e brendshme këtu bëhet nami në çmim.