Tre masa të tjera janë ekzekutuar në vijim të operacionit “Stolen Land”. Sipas informacioneve, masa e sigurisë “arrest në burg” është ekzekutuar për shtetasit, E.H., dhe E.Sh., ndërsa për shtetasin E.R., është ekzekutuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi, në vijim të hetimeve, ka rezultuar se shtetasi E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. Sh., ish-drejtor i ASHK-së, i cili mori masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe u vu në pranga tre ditë më parë, si dhe me ndihmën e shtetasit E. R., i cili në atë periudhë ushtronte detyrën e topografit pranë ASHK-së, kanë falsifikuar dokumente, me qëllim përfitimi të padrejtë.
Bëhet me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shpërdorimit të detyrës, fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe për dokumentimin e përfshirjes së shtetasve të tjerë në këtë skemë.
Njoftimi i policisë:
DVP FIER/ Në vijim të operacionit “Stolen Land”, finalizohet faza e dytë e operacionit, ekzekutohen 3 masa të tjera sigurie.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier ka ekzekutuar 3 masa të tjera sigurie ndaj shtetasve:
* E. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;
* E. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e dytë të sigurisë “Arrest në burg”;
* E. R., 40 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi, në vijim të hetimeve, ka rezultuar se shtetasi E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. Sh., ish-drejtor i ASHK-së, i cili mori masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe u vu në pranga tre ditë më parë, si dhe me ndihmën e shtetasit E. R., i cili në atë periudhë ushtronte detyrën e topografit pranë ASHK-së, kanë falsifikuar dokumente, me qëllim përfitimi të padrejtë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shpërdorimit të detyrës, fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe për dokumentimin e përfshirjes së shtetasve të tjerë në këtë skemë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme







