Ballina Sport Topi i Artë/ Raphinha: E padrejtë që unë dhe Pedri nuk jemi...

Topi i Artë/ Raphinha: E padrejtë që unë dhe Pedri nuk jemi pjesë e listës

48
0

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mospërfshirjen në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Ylli brazilian e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim, duke mbetur jashtë listës përfundimtare.

Përveç vetes, braziliani theksoi se edhe mospërfshirja e shokut të tij të skuadrës, Pedri, është një tjetër padrejtësi e madhe.

“Mendoj se është e padrejtë. Jo vetëm për mua, por edhe për Pedrin. Mendoj se ai e meritonte të ishte në listë”, theksoi ai në deklaratën e tij.

Nga përbërja e Barcelonës, vetëm Lamine Yamal dhe Dani Olmo arritën të jenë pjesë e 30 të nominuarve për “Topin e Artë”.