Protesta e përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 113-të të qëndresës qytetare para Kryeministrisë.
Si çdo ditë qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave, duke ironizuar kryeministrin Rama dhe qeverinë.
“Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!”, shkruhet në një prej pankartave, referuar kryeministrit si “trajner”.
Në protestën e 113-të janë shfaqur edhe pankarta që lidhen me korrupsionin dhe zgjedhjet.
“Ilaçi kundër korrupsionit: lista të hapura, duart e pastra”, shkruhet në një prej tyre. “Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve”, thuhej në një tjetër.
“113, shërbim, jo propagandë” dhe “113, public service defines the state”, shkruhet në pankarta të tjera.







