Personi që shihni në foto është 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua në Sarandë.
Atentati ndodhi në qendër të qytetit, ku dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë drejt Murtajt. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj.
E shkuara e Artan Myrtajt
Viktima ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e korrikut të kaluar ku mbetën të plagosur dy persona nga Kamza.
Ai ishte arrestuar më parë për veprën penale përkrahje e autorit të krimit rezulton në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.
Ai njihej ndryshe edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”. Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.







