Ballina Ekonomia Ndërtimi po formalizohet – Rriten pagat dhe të ardhurat nga punësimi

Ndërtimi po formalizohet – Rriten pagat dhe të ardhurat nga punësimi

58
0

Sektori i ndërtimit po shënon rritje të treguesve të formalizimit, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të raportuara për muajin qershor 2026. Krahasuar me qershorin e vitit 2025, paga bruto në sektor është rritur me 23%, ndërsa kontributet janë rritur me 25%. Një tjetër tregues me rritje të ndjeshme është Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi, i cili rezulton 49% më i lartë.

Në të njëjtën periudhë, numri i punonjësve të deklaruar është rritur me 2,200 persona, në 65,241 të tillë, duke shënuar një tjetër tregues të zgjerimit të punësimit të deklaruar në këtë sektor.

Administrata Tatimore e lidh këtë ecuri me zbatimin e Planit Sektorial dhe Planit Operacional të Ndërtimit, të cilët synojnë rritjen e formalizimit dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore e të punësimit.