Ballina Kronika Dosja e AKSHI-t/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë dhe biznesmeni...

Dosja e AKSHI-t/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë dhe biznesmeni i lokalit të takimeve të Agasit

164
0

Dalin në dritë të tjera detaje nga operacioni i SPAK, që vendosi në arrest shtëpie drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Arrestohet Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë  Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës. Ndërkohë po zhvillohen edhe kontrolle në zonën e Shkozetit në Durrës.

Sulejmani është menaxher i një restoranti të njohur, si vendi ku zhvilloheshin takimet e Ergys Agasit me eksponentë të politikës dhe krimit.

“Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal në Shkëmbin e Kavajës, në mos gabohem diçka me kuajt ka ky lokal, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako,” pati deklaruar Berisha.

Operacioni i BKH ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit.

Fillimisht, agjentët e BKH-së kanë shkuar në banesën e ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ilir Proda, në zonën e Fushës së Aviacionit, ku kanë kryer kontroll në prani të tij.

Pas kontrollit në banesë, agjentët e BKH-së e kanë shoqëruar Ilir Prodën në SPAK. Ai ka dalë nga ambientet e SPAK-ut disa minuta më parë.