Ballina Aktualitet Lidhjet me Ergys Agasin/ ‘Arrest shtëpie’ dhe pezullim nga detyra shefes së...

Lidhjet me Ergys Agasin/ ‘Arrest shtëpie’ dhe pezullim nga detyra shefes së SHISH, Vlora Hyseni! Ilir Prodës i kontrollohet banesa

151
0

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka  firmosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe pezullim nga detyra për Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndërsa ka ushtruar kontrolle në banesën e ish drejtorit të policisë së Shtetit,  Ilir Proda.

Gazetari i Syri.net, Elton Qyno mëson se ky operacion është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar si i akuzuari kyç i aferave të AKSHI-t.

Mëngjesin e sotëm SPAK dhe BKH, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesën e Vlora Hysenit, Ilir Prodës dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.

Pezullohet shefja e SHISH, ‘arrest shtëpie’

Me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO, Shefja e SHISh, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra si dhe ndaj saj është firmosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Vlora Hyseni, dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre duke çuar informacione shtetërore tek Ergys Agasi. Mësohet se është ushtruar kontroll edhe në banesën e tyre.

Ilir Prodës I kontrollohet banesa

Efektivë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Frosina Plaku’, duke ushtruar kontroll në banesën e ish-drejtorit të policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas gazerarit Elton Qyno, një makinë e BKH ngjyrë e zezë dhe një patrullë policie “Shqiponja” është parë mëngjesin e sotëm në hyrje të pallatit ku banon pranë shkollës “Gustav Mayer”, në Tiranë,  ish-drejtori i policisë, Ilir Proda.

Kontrolli lidhet me çështjen e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut, pasi në telefonin e këtij të fundit janë gjetur disa komunikime.

Mësohet se Ilir Prodës, i është sekuestruar aparati i telefonit, një lap-top dhe disa USB dhe CD.

Ilir Proda u shkarkua nga detyra në 1 mars 2026.

Në 28 shtator 2026 BIRN shkruante burime të pavarura nga njëri -tjetri i thanë BIRN se Policia ka pasur informacione të vazhdueshme se Ergys Agasi, i akuzuari kyç i aferës së AKSHI,  fshihej kryesisht në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale, por nuk pati vullnet për arrestimin e mëhershëm të tij. Policia kishte pasur gjithashtu informacione për lëvizjet e tij nga baza e Shkozetit drejt Elbasanit dhe Tiranës për të zhvilluar takime me personazhe të ndryshme të botës së krimit.

Ai qëndroi 8 muaj në arrati, edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh, një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.