Ballina Politika Masa e sigurisë ndaj Hysenit, Bardhi: SHISH në duart e krimit të...

Masa e sigurisë ndaj Hysenit, Bardhi: SHISH në duart e krimit të organizuar! Ishte në shërbim të Ergys Agasit

129
0

Gazment Bardhi ka reaguar pas aksioneve të zhvilluara ditën e sotme, ku GJKKO vendosi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Çfarë duhet më që Edi Rama të jap dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë?

Asnjë surprizë për mua nga aksioni i sotëm i SPAK që provon një nga aktet më të rënda të shtetit shqiptarë gjatë regjimit të Edi Ramës: SHISH dhe Policia e Shtetit nën shërbimin e krimit të organizuar.

E kam paralajmëruar këtë në Kuvendin e Shqipërisë më 4 Qershor 2026.

Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit ishte një nga sekretet publike për të cilat kam ngritur shpesh shqetësimin gjatë këtyre tre viteve.

Nuk kam përdorur figura letrare. Kam folur me emra dhe mbiemra, sepse nuk bëhej fjalë thjesht për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin. Bëhej fjalë për Shërbimin Informativ të Shtetit në duart e krimit të organizuar.

Ka një firmë poshtë emërimit të Vlora Hysenit. Është firma e Edi Ramës. Dhe nga ajo firmë ai e di që nuk shpëton dot.