Ballina Politika “Rama e shkel ligjin hapur”/ Zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë,...

“Rama e shkel ligjin hapur”/ Zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë, Kapri: Në Shqipëri, krimi ishte vetë shteti, krerët e sigurisë drejtonin kartelin

46
0

I ftuar në nje studio televizive, Erald Kapri komentoi zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë, duke ngritur akuza të forta për mënyrën e funksionimit të strukturave shtetërore dhe raportin e tyre me krimin e organizuar.

“Kjo është tipike e Ramës, tani, sepse për çdo kë që ka pasur problem me drejtësinë në Shqipëri, Rama ka thënë të njëjtën gjë. Pra, kanë ngrënë dardha dhe mollë pas shpinës time.

Pavarësisht se mënyrën se si e tregon Rama, ndoshta disi me habi, për të të tregon edhe që shkel ligjin në mënyrë të hapur. Për shembull, dosja sekrete që i vjen kryeministrit çdo mëngjes nga Shërbimi Informativ, që është një, unike e mbyllur, është vetëm për sytë e kryeministrit.

Nuk mund ta shikojë shefi i kabinetit, kushdo qoftë. Shikohet, konsultohet nga kryeministri dhe kthehet mbrapsht e njëjta, që ajo të mos ketë mundësi të qarkullojë. Dhe sigurisht kryeministri informohet çdo mëngjes, çdo mëngjes me disa tematika të caktuara që janë prioritet të Shërbimit Informativ.

Nga ato që mund të ketë Shqipëria prioritet. Konkretisht është prioritet krimi i organizuar tani dhe paratë e pista. Çdo mëngjes, një ngjarje ose një çështje që Shërbimi Informativ e konsideron me rëndësi i informon kryeministrin.

E cila është me zarf, hapet, shikohet, mbyllet prapë. Si e shikon shefi i kabinetit këtë gjë? Dhe ky e tregon dhe me lloj krenarie që unë e kam injoruar, as nuk e kam parë .

Dëgjo, kam përshtypjen këtë gjë, ne ende nuk jemi qartësuar nga shoku se çfarë ka ndodhur. Se u morëm pak nëse ka ndodhur në një vend tjetër. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri, të një vendi anëtar të NATO-s nuk ka ndodhur gjëkundi, është e padëgjuar.

Domethënë, ndoshta disa pozicione kyçe të shtetit si Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Parlamentit, ndoshta ndonjëherë dhe mund të çedojnë se janë figura të zgjedhura, janë dhe politike.

Disa funksione të shtetit nuk mund të çedojnë. Sepse po çeduan bie shteti. Shërbimi Informativ nuk mund të çedojë, sepse pa sekretin nuk ka më shtet. Ti nuk e ke më këtë gjë.

Zotëria ishte drejtori i përgjithshëm i policisë, është shkarkuar ndoshta rastësisht, por u thirr atje për shkak të pozicionit… Shiko çfarë ka ndodhur. Kjo që ka ndodhur, ne do ia shikojmë pasojat shumë të rënda më vonë, sepse e kanë krahasuar me Republikë Bananesh, është edhe më keq.

Një Republikë Bananesh është një republikë e cila ka luftë me krimin, ka vështirësi me krimin. Pra, Republikë që ka problem krimin por gjithmonë lufton me të. Në Shqipëri, krimi ishte vetë shteti. Krerët më të rëndësishëm të sigurisë së vendit tashmë drejtonin kartelin.

Sepse kjo ishte llogjika. Këta të gjithë bashkëpunonin me zotin Agasi i cili ishte personi që bënte dhe kontaktet. Pra kishin krijuar një kartel që e bënin vetë institucionet e sigurisë kombëtare. Më e rënda ishte që kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Tani të gjithë flisnin për të”, u shpreh Kapri.