Ballina Politika “Zbatim më i fortë i ligjit”/ Mesazhi i ambasadës amerikane: Kur SHBA...

“Zbatim më i fortë i ligjit”/ Mesazhi i ambasadës amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

85
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një mesazh mbi bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada i referohet  sesionit të 42-të të Trajnimit të Vazhdueshëm të Kapitullit Europian të FBINAA-së, që mblodhi së bashku 235 profesionistë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa.

Fokusi i aktivitetit ishte lufta kundër krimit të organizuar ndërkufitar dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

Po ashtu ambasada thekson se objektivi i bashkëpunimit është zbatimi më i fortë i ligjit, siguri më e madhe dhe komunitete më të sigurta, si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.